• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLOHET AUTOBUSI NË PORTIN E DURRËSIT/ Në kovën me bulmet gjenden 26 kg mariuanë çokollatë, pranga menaxherit dhe dy shoferëve (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLOHET AUTOBUSI NË PORTIN E DURRËSIT/ Në kovën me bulmet gjenden 26 kg mariuanë çokollatë, pranga menaxherit dhe dy shoferëve (DETAJET)

16 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate, në portin e Durrësit.

Si pasojë janë arrestuar 3 persona për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre janë 2 shoferë dhe menaxheri.

DETAJE nga policia:

Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Policia Kufitare parandalon  një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate.

Policia Kufitare  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara  për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);

S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);

Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut  të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar  në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.

Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DIELA FILLON SËRISH ME RADHË KILOMETRIKE NË KAKAVIJË/ Vetëm 750 persona do të kalojnë për në Greqi
Previous article RADHË KILOMETRIKE NË KAPSHTICË/ Vetëm 300 persona do të kalojnë për në Greqi, të tjerët kthehen

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT