Radha kilometrike me automjete në Kakavijë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.
Mësohet se në fillime radha me makina në pikën doganore ka qenë 12 kilometër, tashmë ka shkuar 7 km.
Ndërkohë, pala greke ka lehtësuar kontrollet për gjurmimet e virusit Sars Covid-2, duke iu kryer tamponin, vetëm atyre personave që paraqesin shenja të dukshme.
Kjo gjë ka sjellë një përshpejtim të trajtimit të udhëtarëve në pikën e kontrollit doganor të Kakavijës.
Situata në Kakavijë ka qenë kaotike në këta ditë, teksa qytetarët kanë mbetur në radhët e gjata të pikës doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Për këtë situatë kanë reaguar kryeministri Edi Rama, Ministria e Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.
Ata u shprehën se kanë biseduar me të gjitha organet kompetente greke dhe se kanë rënë dakord për disa pika, që mund të lehtësojnë hyrjen e shqiptarëve në territorin helen.


