• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRANË VAKSINËS KUNDËR COVID-19/ Në Argjentinë pritet prodhimi i 400 milionë dozave, ja sa është çmimi për vaksinë
Home
Nderkombetare

PRANË VAKSINËS KUNDËR COVID-19/ Në Argjentinë pritet prodhimi i 400 milionë dozave, ja sa është çmimi për vaksinë

15 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një firmë argjentinase që po punon për prodhimin e 400 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 nën kujdesin e kompanisë AstraZeneca, deklaroi se do të fillojë transportin e substancave aktive të produktit në Meksikë për të përfunduar të gjithë ciklin e vaksinës.

Drejtori i firmës farmaceutike mAbxience, tha se parashikon që produkti i përfunduar mund të shpërndahej në Amerikën Latine midis prillit dhe majit të vitit të ardhshëm. Sipas tij, vaksina do të kushtojë deri në 3 dollarë amerikanë.

Në fillim të javës, qeveria e Argjentinës tha se kishte rënë dakord të prodhonte me kompaninë e dytë farmaceutike në botë AstraZeneca, vaksinën kundër virusit, e cila po zhvillohet aktualisht në universitetin e Oksfordit. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i AstraZeneca në Meksikë deklaroi në një konferencë për mediat se zhvillimi i vaksinës ndodhet tashmë në fazën e tretë dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë mes fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit të këtij viti. Pas kësaj, kompania do të kërkojë aprovimet e qeverisë.

Njoftimet për prodhimin e një vaksine potenciale në Argjentinë dhe Meksikë ka rritur shpresat në Amerikën Latine, e cila regjistron afro një të tretën e vdekjeve dhe rasteve të infektimeve në nivel global, ndërsa vijon të jetë një nga pikat më të nxehta të COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RADHË KILOMETRIKE NË KAKAVIJË/ Autobusi lë në rrugë qytetarët, me valixhet në krah nisen në këmbë drejt pikës kufitare
Previous article SITUATA E RËNDUAR/ Drejtori i Mbrojtjes Civile në Kakavijë. Shpërndahen ushqime dhe ujë për qytetarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT