• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO VRAS VETEN PARA…”/ Nëna e 21-vjeçarit të zhdukur: Dyshoj se shoqëria e dorëzoi te hasmi
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO VRAS VETEN PARA…”/ Nëna e 21-vjeçarit të zhdukur: Dyshoj se shoqëria e dorëzoi te hasmi

14 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas lajmit të transmetuar në News 24 për zhdukjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi në rrethana misterioze paraditen e 5 gushtit në Burrel, nëna e tij Fatbardha Lleshi tregon se hera e fundit që ka parë të birin, ishte rreth 10 ditë më pare dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me të.

Për shkak të hasmërisë që familja Lleshi ka me familjen e Ali Hoxhës nga Shtjefëni, mamaja e 21 –vjeçarit dyshon se shokët e tij e kanë çuar tek hasmi.

Fatbardha Lleshi: Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet. Në orën 3, djali ka humbur cdo lidhje dhe cdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze. Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras.

Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatit tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatit prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës.A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je.

Fatbardha Lleshi thotë se ka kërkuar informacion nga policia për zhdukjen e djalit të saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Fatbardha LLeshi: Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjec në mes të ditës në mes të Burrelit. Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj.

Familja Lleshi ka një histori të gjatë gjakmarrjeje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukurish. Këto ngjarje sipas Fatbardha Lleshit e kanë pikënisjen që kur janë bërë hasëm me familjen e Ali Hoxhës.

Fatbardha Lleshi: Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatit 40 vjec dhe më i fundit djali im 20 vjec më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar. Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali hoxhën”, deklaron Fatbardha.

Nëna e 21 vjeçarit të zhdukur prej 10 ditësh kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se policia e Burrelit është bërë palë me hasmin dhe krimin.

Fatbardha Lleshi: Nga autoritetet shqiptare unë kerkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnje hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtue dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QYTETARËT SHPËRFILLIN MASAT/ Tirana, vatra kryesore e Covid me 1717 të infektuar
Previous article BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Diferencën pritet ta bëjë… “Jashtëtokësori”

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT