Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tufinë, Tiranë.
Mësohet se rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur i mituri, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Sakaq, në vendngjarje mbërritur policia dhe po punon për zhardhjen e plotë të rrethanave.
Informacion paraprak:
Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.