• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VODHËN MAKINËN LUKSOZE DHE 6 MIJË FRANGA NËN KËRCËNIMIN E…/ Arrestohen 3 autorët, 2 prej tyre të dënuar për plagosje dhe vrasje
Home
Aktualitet
Kronikë

I VODHËN MAKINËN LUKSOZE DHE 6 MIJË FRANGA NËN KËRCËNIMIN E…/ Arrestohen 3 autorët, 2 prej tyre të dënuar për plagosje dhe vrasje

13 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur, Audi Q5.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve: K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D. H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës. Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA E PARA PËR NUMRIN E VDEKJEVE NGA COVID-19/ Mjeku i ‘Shefqet Ndroqit’ mesazh prekës: Dita e 13-të, i harxhuan lotët! Mbahuni vëllezërit tanë...
Previous article PËRFUNDON MISIONI I MJEKËVE ITALIANË/ Manastirliu: Do vijojnë misionet e bashkëpunimit...

s.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT