• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Banketi “çudibërës” veror, i propogandës opozitare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Banketi “çudibërës” veror, i propogandës opozitare!

12 August, 2020 Redaktor1 OP-ED

Propoganda e opozitës tani në gusht i ngjan asaj gjellës gënjeshtare të verës, e cila gatuhet duke shfrytëzuar produktet e stinës, me shpresën se mund të shuajë sa të jetë e mundur orekset e njerëzve të uritur. E tillë është edhe strategjia që po ndjek opozita e rrugës, në pritje të fillimit të sezonit të ri politik në shtator. Me shpresën se deri atëherë, kur ti marë sërisht uria politike, do ti ofrojnë gjellën e re të fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021.

“Gjella e parë” që i është ofruar opozitarëve të uritur për pushtet, pasi i kanë lënë prej më shumë se një viti rrugëve, është ajo e listave të kandidatëve për deputetë. Përmes gjoja një procesi demokratik, transparent e masiv, po mundohen që të joshin sa më shumë ambicje që deri dje ishin në parlament, nëpër bashkitë që drejtoheshin prej saj, apo në administatën qëndrore e lokale.

Njoftimet për mijëra aplikime, ku në përfundim do të zgjidhen vetëm rreth 100 emra për shkak të formulës së koalicioneve parazgjedhore me një listë unike, është treguesi më i mirë i kësaj strategjie. E cila në thelb, nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e Lulzim Bashës për të bërë atë që ka ditur të bëjmë më mirë përgjat këtyre 7 viteve që ka qenë në krye të opozitës: Ti ofrojë mbështetësve dhe përkrahësve të PD dhe opozitës, ngopjen e tyre politike dhe elektorale, me lugën e tij të zbrazur!

“Gjella e dytë” që po i ofrohet opozitarëve tanë nga ana e kuzhinës propogandistike të saj, janë daljet mediatike online, të protagonistëve që nuk e kanë ende të sigurtë vendin në listat e kandidatëve për deputetë. Duke luajtur me makthet e tyre, Lulzim Basha i ka futur në një konkurencë të pashpallur, se kush e kush do të sajojë gënjeshtrën më të bukur kundër qeverisë. Në mënyrë që pas kësaj, të gjitha mediat e opozitës, ti shesin si zbulime të mëdha.

Nuk ka rëndësi nëse dalin dhe paraqesin fantazitë e tyre si të vërteta të pamohueshme, rreth situatës së pandemisë në vend. Për kushtet e të trajtuarve me Covid- 19 nëpër spitale. Për turzimin. Për zjarret nëpër pyje a kullota. Për luftën kundër kanabisit. Për shkollat që ende nuk janë hapur. Për sportin. Për problemet lokale a kombëtare. E deri tek kritikat në planin rajonal apo linjat e politikës së jashtme të Shqipërisë në planin global. E rëndësishme është që të dalin e të flasin kundër. Pak rëndësi ka se për çfarë!

“Gjella e tretë” që ofrohet me më shumë bujari këto kohë, në banketin e lugëve të zbrazura të propogandës opozitare, është ajo që mediat e tyre i quajnë sondazhe. Pra për ta mjafton të pyesësh në facebook apo në një website përshembull, se kush do të bëhet kryeministër: Edi Rama apo Lulzim Basha? Dhe sulin pas kësaj grupet e gatshme të zyrave propogandistike që të klikojnë papushim për kryetarin e tyre dhe këtë ta quajnë jo vetëm sondazh. Por, edhe një realitet, sipas të cilit populli sa mezi po pret që ta shohi Bashën, në zyrën e Ramës!

Askush nuk e vret mëndjen që të thotë se sondazhi është një metodë statistikore, me anë të të cilës “fotografohet” mendimi i popullatës për një çështje të caktuar, përmes një kampioni. Se metodologjia e anketimeve është një çështje shkencore, jo një “yxhym” facebooku përmes ca adresave fake, për të nxjerrë rezultatin fake, që u duhet shitur militantëve si e vërteta më e kulluar. Sondazhet bazohen tek dizajni i mostrës, instrumentet e grumbullimit të të dhanve, rregullimi i tyre statistikor dhe përpunimi përmes një analize përfundimtare, që mer në konsideratë gabimet sistematike apo rastësore të anketimit.

E vërteta është se në Shqipëri, mungon jo vetëm kultura por edhe institucionet serioze e profesionale të sondimit sistematik të opinionit publik. Jo vetëm për çështjet politike, por për çdo tendencë të shoqërisë, e cila ka nevojë që të analizohet dhe të adresohet. Përgjatë këtyre 30 viteve të fundit, të vetmet përpjekje për të realizuar sondazhe të mirëfillta, janë përpjekjet e disa partive politike, mediave apo organizatave jo qeveritare gjatë fushtave elektorale apo në ditën e zgjedhjeve. Më së shumti, ato kanë dështuar, pasi janë nisur me paramendim për të manipuluar dhe jo për të ushqyer interesin publik!

Për opozitën tonë nuk kanë fare rëndësi të gjitha këto. Sepse ajo e di të vërtetën e sondazheve profesionale, që liderët politike të partitë kryesore në vend, zhvillojnë sistematikisht për nevojat e tyre të brendshme. Nëse rezultatet e tyre do të ishin pozitive Lulzim Basha dhe PD nuk kishin pse të sforcoheshin në mënyrë kaq qesharake, sa të sajonin çdo ditë nga një “sondazh fake”.

Tashmë është krejt e kuptueshem se përse ndodh e gjitha kjo. Sepse janë gatime të propogandës, për të mbushur me “gjëllë të tilla gënjeshtare” verore, stomakët e zbrazur të mbështetësve të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Mjeku Alimehmeti: Rastet pozitive në vend janë 21-22%, nuk ka rëndësi tamponi nëse ke shenjat e COVID
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Sulmuesi Krasniqi i Skënderbeut firmos për "Djemtë e Detit"

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT