• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT “ÇAJNË” RRETHIMIN/ Ikin për pushime në Turqi e Egjipt…
Home
Sociale

SHQIPTARËT “ÇAJNË” RRETHIMIN/ Ikin për pushime në Turqi e Egjipt…

12 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjen e valixheve për plazhet e Turqisë.

Agim Mehmeti, drejtues i një agjencie udhëtimi, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.

“E quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit.

Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.”

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë.

Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

“Rënia e vogël e çmimeve, që vjen nga produkti i Turqisë apo Egjiptit kompensohet me shtrenjtimin e biletës së avionit sepse operimi është më i ngushtë, kështu që çmimet janë pak a shumë në nivelin e vjetshëm. Çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa fuqia blerëse e tregut ka rënë, ky është një efekt që nuk e shmangim dot.”

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani.

“Ka qenë fatmirësi për zonën e Durrësit, për plazhin e Golemit, që vitet e kaluara kanë punuar me tregje tip polak, çek, sllovak dhe kanë pasur një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë nuk vlen të thuhet për tregun e Jugut, që është ende në konceptin, pak më i shtrenjtë në fundjavë, më i limituar, dhe për fatin e vet të keq ende me një sezon të shkurtër.

Ky vit që flasim është një vit i keq për të gjithë turizmin duke përfshirë edhe zonën që ka qenë plot, atë të Shqipërisë së Mesme, por Jugut, që është perla e turizmit bregdetar shqiptar, i ka ardhur momenti të reflektojë për vitet në vazhdim sesi mundet ta shtrijë sezonalitetin e vet duke penetruar edhe në tregje të tjera,” thotë Mehmeti.

Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Mehmeti pohon se “Ne kemi këmbëngulur që duhet të rrisim kapacitetet tona hoteliere. Arritëm në pikën që për tregjet e huaja do të kishte nevojë për investime të reja dhe kjo është një nga arsyet që shumë investitorë janë rikthyer duke investuar në të gjithë bregdetin shqiptar, duke rritur numrin e produktit, numrin e shtretërve, për të konkurruar në tregje të huaja, por ende ky numër ishte shumë i vogël krahasuar me vendet si Greqia e cfarë lag Mesdheu.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar.

Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë.

Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre.” /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHEN 104 KILOGRAM KOKAINË/ Dy të arrestuar në Holandë, mes tyre dhe një shqiptar
Previous article RRITEN RASTET E REJA ME COVID-19/ Kryeministri francez: Situata shqetësuese...

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT