• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULON DETAJET/ Mjeku shqiptar: Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID te 3 pacientë
Home
Sociale

ZBULON DETAJET/ Mjeku shqiptar: Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID te 3 pacientë

11 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur.

Kështu është shprehur mjeku shqiptar në Itali,  Albert Troci. Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.

“Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive.

E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë”, tha Troci për Report Tv.

Duke u ndalur te terapia me plazmën e pacientëve që kanë kaluar koronavirusin, Troci tha se ajo nuk shëron 100%, por që bëhet më së shumti për ata të prekur që janë në fazën kritike.

“Në Itali që në fillim janë bërë protokollet eksperimentale me plazmën konvaleshente të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin. Kjo terapi u duk si diçka që mund të shëronte 100% pacientët, është e lirë nga ana monetare, por nuk është e sigurt.

Është një terapi që bëhet për pacientët që janë në faza kritike. I shërojnë 60-70%. Por ka edhe nga ato pacientë që pavarësisht janë trajtuar nuk kanë arritur të fitojnë betejën. Futja e këtyre antitrupave tek pacienti në mënyrë artificiale është shumë vonë dhe dëmi që ka shkaktuar virusi në ato momente nuk është i mundur të riparohet”, u shpreh Troci.

Në shtetin fqinj, ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja përgjatë 24 orëve. Ai ka listuar dy arsye kryesore. Së pari, ka një rritje të të rinjve të infektuar, që sipas Trocit, vjen si pasojë e neglizhencës së tyre dhe së dyti rastet e imprtuara nga jashtë.

“Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë”, përfundoi Troci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA CHAMPIONS NDAJ PSG-SË/ Gasperini: Kemi besim se do kualifikohemi, shpresoj të na shtyhen pushimet
Previous article MEZI PO E PRESIM/ Zbulohet titulli dhe data e këngës së re të Luanës me Jay Santos! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT