• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT E FRIKSHME QË PARASHIKOHEN PËR TË INFEKTUARIT ME COVID/ OBSH: Nuk e themi dot kur do mbarojë
Home
Nderkombetare

SHIFRAT E FRIKSHME QË PARASHIKOHEN PËR TË INFEKTUARIT ME COVID/ OBSH: Nuk e themi dot kur do mbarojë

11 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

OBSH-ja është e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 në shumë vende dhe porosit që qeveritë nuk duhet të heqin dorë nga lufta kundër virusit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sipas mendimit të OBSH-së numri i infeksioneve do të vazhdojë të rritet edhe më tej.

“Ju mund ta quani një valë të dytë.

Mund ta quani një goditje të dytë, mund ta quani rindezje, mund ta quani si të doni – por nëse e ulim presionin e masave ndaj këtij virusi, virusi do të rikthehet”, tha nëndrejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Michael Ryan, në Gjenevë.

“Unë e di që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë, por ky është realiteti.”

Virusi vepron thjesht, brutalisht dhe mizorisht: “ai është brutal në thjeshtësinë e tij, është brutal në egërsinë e tij, por nuk ka tru”, tha eksperti. Prandaj njerëzit mund ta mposhtin virusin, “por ne nuk po bëjmë punë të mirë tani”.

Presioni ndaj virusit duhet të vazhdojë

Është jashtëzakonisht e vështirë ta ndalosh virusin, tha Ryan. Në disa vende evropiane numri i infeksioneve kohët e fundit është rritur. Përmes ndjekjes së vatrave të infektimit, testimeve dhe masave të tjera lokale duhet të pengojmë shpërthimet e shpejta të virusit për të shmangur bllokimet dhe masat e karantinës në mbarë vendin si ndodhi në pranverë.

“Ne u rekomandojmë vendeve në Evropë që të vazhdojnë ta mbajnë virusin nën presion”, tha Ryan.

Epidemiologia e OBSH-së Maria van Kerkhove paralajmëroi gjithashtu ndaj grumbullimit të turmave të mëdha.

“Virusi i pëlqen grupimet e tilla.”

OBSH përllogarit me 20 milionë të infektuar me virusin korona

OBSH-ja parashikon se së shpejti me virusin korona do të infektohen më shumë se 20 milionë vetë. India, SHBA dhe Brazili janë të goditur në mënyrë të veçantë.

Sipas të dhënave zyrtare në të gjithë botën kanë vdekur me ose nga COVID-19 më shumë se 720,000 pacientë.

Sidoqoftë ekspertët mendojnë se numri i infektimeve të pa regjistruara si dhe i vdekjeve janë më të larta./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOP SEKRET/ Sulmet terroriste? Policia e Shtetit shpërndan qarkoren: Siguroni këto objekte
Previous article "COVID KA NJË RITËM MË TË NGADALTË"/ Mjeku Alimehmeti: Virusi është zbutur, por nuk ka humbur aftësinë e transmetueshmërisë

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT