• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Javën e shkuar, rastet me COVID-19 në Shqipëri u rritën me 20 përqind
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Javën e shkuar, rastet me COVID-19 në Shqipëri u rritën me 20 përqind

10 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri rastet e reja me koronavirus shënuan një rritje të ndjeshme javën e fundit duke shkuar në 916 të infektuar, kundrejt 740 të personave të prekur të një jave më parë, ose gati 20 përqind më shumë. Mesatarja ditore ka qenë afro 131 raste. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan 125 të infektuar, duke e çuar në 6536 totalin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 1263 raste u rregjistruan në 3 muajt e parë deri më 9 qershor.

Në një numër më të lartë, gjatë javës që shkoi, ishin dhe testimet, 3791 të tilla, ose 9 përqind më shumë, duke dëshmuar njëkohësisht dhe një pozitivitet (përqindja mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) po ështu në rritje, në kuotën e 24.1 përqind.

I pandryshuar ka mbetur numri i viktimave, me 28 persona që janë ndarë nga jeta, gjatë javës së shkuar, përfshirë dhe 55 vjeçaren nga Vlora që humbi jetën në 24 orët e fundit. Në total numri i viktimave shkoi në 200.

Të dhënat e bëra të ditur të hënën pasdite nga Ministria e Shëndetësisë dëshmojnë se “incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri, deri në javën që lamë pas, është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani”. Tirana, Durrësi dhe Shkodra janë aktualisht qytetet që kanë dhe numrin më të lartë të rasteve aktive: 1627 në kryeytet, 366 në Durrës dhe 254 në Shkodër. Aktualisht në të gjithë vendin janë 2957 persona ende aktivë.

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë “mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7 përqind të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5 përqind të rasteve të konfirmuara.”

Situata mbetet kritike në të dy spitalet ku po trajtohen të sëmurët. Deri të hënën pasdite ishin 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, nga të cilët 16 pacientë janë në terapi intensive ndërsa 3 të tjerë të intubuar. Ndërkohë, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe një numër i lartë pacientësh të dyshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PASMET NË PLAN TË PARË/ Enca provokon keq ndjekësit: Edhe burri jot e di se… (FOTO)
Previous article I SHKARKUAR NGA VETINGU/ Gjyqtari reagon me vargjet e Kipling: Në mundesh të ruash arsyen…

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar Aktualitet

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku Aktualitet

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT