• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MË 30 KORRIK NUK KA NDODHUR…”/ Patozi: Meta po sillet si kryetar partie
Home
Politikë

“MË 30 KORRIK NUK KA NDODHUR…”/ Patozi: Meta po sillet si kryetar partie

10 August, 2020 F.autor Politikë

Kur kanë kaluar rreth 2 javë nga dita kur ligjvënësit ndryshuan Kushtetutën e Shqipërisë, ndryshim që do të sillte hapjen e listave, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi  komenton rolin e palëve në këtë proces.

I keqardhur se ndryshimet kushtetuese nuk u iniciuan nga opozita jashtëparlamentare, Patozi hedh akuza ndaj partisë Demokratike se u mjaftua me atë që e konsideron marrëveshje të pistë të 5 Qershorit.

“Nuk ka ndodhur ndonjë gjëmë e madhe më 30 korrik, sepse po të ndodhte, do të kishte reaksion nga opozita jashtë parlamentit, nuk do të iknin me pushime.

Hapja e listave duhet të shoqërohej patjetër me korrektimin kombëtar dhe depolitizimin e komisioneve, gjë që nuk ndodhi. Ndryshimet duhet të ishin iniciuar nga opozita dhe udhëheqësja e tyre, Partia Demokratike.

Sipas meje, kjo e fundit e ka humbur shansin për të qenë lokomotivë e ndryshimeve, sepse ndryshimet nuk erdhën prej saj.

Këto lëvizje erdhën për shkak të dy arsyeve: së pari një taktikë e Partisë Socialiste për të vënë në vështirësi kundërshtarin, e së dyti si pasojë e një presioni  i publikut që kërkonte ndryshime në politikbërjen shqiptare”, tha Patozi per Report Tv.

Akuza të forta hedh edhe Presidentit Meta, për të cilin thotë se duhet të ishte mbi palët, por po sillet si kryetar i një partie.

“Presidenti i Republikës është krejtësisht jashtë rolit të tij kushtetues për sa i përket hapjes ose mbylljes së listave, sepse i takon të jetë mbi palët, i takon të jetë përfaqësues i unitetit të popullit.

Presidenti sigurisht që ka dalë prej kohësh jashtë këtyre shinave dhe i lejon vetes të ndërhyjë edhe në çështje që janë ekskluzivitet i partive politike.

Mesa duket Meta nuk e fsheh dot që është kryetar i një prej tre partive më të mëdha të vendit, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ky është problemi i tij”, u shpreh Patozi

Patozi zgjedh të mos komentojë procesin e brendshëm të Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve, por  nuk shmang dot komentin mbi debatin që ka prodhuar rikthimi i të ashtëquajturës “Garda e Vjetër”.

“E gjykoj që është një lëvizje fallco, artificiale, po ndoshta unë jam i gabuar” shtoi koordinatori i Bindjes Demokratike.

Por, nëse lideri i Opozitës do ti shtrijë dorën e bashkëpunimit, a do të bashkohet bindja Demokratike në një garë elektorale të përbashkët me Partinë Demokratike?

“Ne jemi shumë larg Partisë demokratike në qasjen tonë për zhvillimet aktuale. Partia Demokratike thjesht po kërkon rotacion politik pa ndryshim, kurse ne duam ndryshimin që do të sjellë më pas rotacion politik”, tha Patozi.

Bindja Demokratike, thotë Patozi do të shkojë në garë elektorale krah atyre forcave politike të reja që kërkojnë ndryshim, duke shprehur bindjen  se në vitin 2021 do të jetë forcë qeverisëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Mami Klea këndon për Krid, i vogli fansi më i madh i saj (VIDEO)
Previous article DETAJET/ Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dërgojnë vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë

F.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT