Studiuesit kanë gjetur lidhje mes konsumit të marijuanës gjatë shtatzanisë dhe autizmit te fëmijët, në një studim që është konsideruar si më i madhi i këtij lloji.
Autori i studimit Dr. Darine El-Chaâr tha se gratë që konsumojnë marijuanë gjatë shtatzanisë kanë 1.5 herë më shumë të ngjarë që të lindin fëmijë autik, raporton CNN Health.
Dr. Darine El-Chaâr është specialist i mjekësisë fetale të nënave dhe hetues klinik në Institutin e Kërkimeve Spitalore në Otava në Kanada.
Ai tha se pavarësisht se gjetjet nuk janë konfirmuar plotësisht nënat duhet të shmangin tymosjen e marijuanës gjatë shtatzanisë dhe gjatë ushqimit me gji.
Studime të mëparshme kanë treguar se konsumi i marijuanës lidhet me nënpeshën e foshnjes, impulsivitetin, hiperaktivitetin dhe probleme me fokusimin te fëmija. Një prej këtyre studimeve gjeti se gratë që përdorin marijuanë kanë 2.3 herë më shumë të ngjarë që të dështojnë.