• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FITON BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Ralf Gjoni: Larg panikut, larg lajmeve të rreme. Kujdes maksimal
Home
Sociale

FITON BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Ralf Gjoni: Larg panikut, larg lajmeve të rreme. Kujdes maksimal

10 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni, pas dy javësh i vetëizoluar për shkak të infektimit me koronavirus, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Gjoni ka njoftuar përmes rrjetit të tij social se mbrëmjen e djeshme i është konfirmuar se ka dalë negativ në testin bërë. Ai u shpreh gjithashtu se të rinjtë po tregohen të pakujdesshëm, duke u bërë thirrje që njerëzit të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministria e Shëndetësisë, për t’u ruajtur nga Covid19.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq

Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19.

Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi.

Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth

80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.

Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.

Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë.

Lani duart sa më shpesh.

Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EH S'KA SHOQËRI SOT! Si morën fund 7 miqësitë e ngushta mes VIP-ave shqiptarë (FOTO)
Previous article 32 VJET NGA VARJA NË KUKËS E POETIT HAVZI NELA/ Bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT