Disa restorante në Itali kanë zgjedhur mënyrën perfekte për t’ju shërbyer klientëve, duke respektuar masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Restorantet dhe baret e shumtë kanë nisur të rihapin “dritaret e verës”, si një masë për t’ju siguruar klientëve distancën sociale.
Vetëm në rajonin verior të Toskanës ka pothuajse 300 dritare të tilla të vogla, 150 prej të cilave ndodhen brenda mureve të vjetër të qytetit të Firences. Dritares e verës të njohura ndryshe edhe si “buchette del vino”, u përdorën për herë të parë në vitet 1630 gjatë kohës kur kishte rënë murtaja, që iu lejonin tregtarëve të ruanin distancën me klientët, shkruan abcnews.al.
Tani, megjithëse një pandemi tjetër, që i detyron njerëzit të distancohen nga njëri-tjetri, disa biznese në rajonin verior italian, ka rihapur dritaret e tyre të verës. Osteria Delle Brache dhe Babae, janë ndër dy nga bizneset që i kanë rikthyer këtë shërbim. Edhe pse tradicionalisht vetëm vera që servirej nëpër dritare, kafenetë dhe restorantet tanshmë po ofrojnë edhe shërbime të tjera.