• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 PLUMBA NDAJ PRONARIT TË “HOTEL VOLOREKA” NË POGRADEC/ Ndalohet 1 person! 3 të tjerë në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

100 PLUMBA NDAJ PRONARIT TË “HOTEL VOLOREKA” NË POGRADEC/ Ndalohet 1 person! 3 të tjerë në kërkim

9 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një person është ndaluar për sulmin me armë ndaj pronarit të hotel ‘Voloreka’ .

” Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht.

Shpallen në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.

Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”).

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.

• M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

• B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Vijon puna për sqarimin e mëtejshëm dhe kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, “Prishja e qetësisë publike”, “Armëmbajtja pa leje””, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO BËHET NËNË PËR HERË TË DYTË? Tuna shfaqet në FOTO me barkun e rrumbullakosur
Previous article SHBA NË ALARM/ Numri i të prekurve nga Covid 19 arrin në pesë milionë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT