• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Habib Jashari ndërton fermën e vreshtave prej 12 hektarësh dhe kantinën ku prodhon rakinë speciale të Përmetit
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Habib Jashari ndërton fermën e vreshtave prej 12 hektarësh dhe kantinën ku prodhon rakinë speciale të Përmetit

7 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Rama ka publikuar sot pamje përrallore nga Gosnishti i Përmetit, ku drita e diellit shkrihet ëmbël me vreshtat e qëndisura bukur dhe ku Habib Jashari ka ngritur një copëz parajse tokësore në fshatin e tij të lindjes.

“Ky burrë i mençur, ka ndërtuar me forcën e pasionit, atje në largësinë dhe lartësinë e natyrës malore, fermën e vreshtave prej 12 hektarësh si dhe kantinën ku prodhon rakinë më speciale të Përmetit”, shprehet Rama.

Rama shton se, “me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Habibi po shton sipërfaqen e mbjellë me vreshta dhe gjithashtu do të përfitojë mekanikë të re bujqësore”.

“Kam ikur 6 vjeç nga Gosnishti, erdha 60 vjeç. U riktheva me investime dhe i hodha të gjitha të ardhurat këtu. Këtu jemi 986 metra mbi nivelin e detit. Vreshtat, lartësia maksimale është 1049 metra. Këtu ka një veçori, që dita është shumë e nxehtë dhe nata është shumë e ftohtë. Një nga kërkesat e hardhisë kjo është, ndikon në cilësinë e produktit”, shprehet Habib Jashari gjatë bashkëbisedimit të tij me drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

“Është inoksi më i mirë i teknologjisë së fermentimit të rrushit. Kur fillon fermentimi, nëse ngrihet temperatura mbi normalen që kërkon fermentimi i rrushit, ajo e lëshon ujin vetë që të ftohet. Kapaciteti është 100 tonë, një mijë kuintalë. Synimi im është që të arrij 20 hektarë, deri tani jam tek 12 hektarë”, shprehet Jashari.

Pas repartit të fermentimit, ndodhet reparti i destilatit të rrushit që mundëson cilësinë e rakisë që më pas ai e tregton. Habibi thotë se në 2024 do të nisë të prodhojë verëra. “Kam një synim që të bëj parkun tim të bletëve, pasi bletët zhvillojnë vreshtarinë”, tha Jashari.

Nga ana e saj, drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca u shpreh se “jemi në një investim që po kryhet aktualisht të programit IPARD, në masën nr. 1, Investime në Fermë. Është një investim me vlerë totale 28 mln lekë të reja për një grant deri në 70% të masës së financimit. Aktualisht jemi në fazën e investimit, janë rreth 5 hektarë mbjellje vreshti. Aplikanti gjithashtu është kontraktuar për mekanikë bujqësore, që do të rrisë sipërfaqen e kësaj ferme”.ATSH/

RESPEKT🙏📍Gosnisht, Përmet – Nga kjo pamje përrallore ku drita e diellit shkrihet ëmbël me vreshtat e qëndisur bukur, Frida dhe Alteo na sjellin një copëz nga parajsa tokësore, që Habib Jashari ka ngritur në fshatin e tij të lindjes☀️😍Ky burrë i mençur e punëtor i paepur, ka ndërtuar me forcën e pasionit, atje në largësinë dhe lartësinë e natyrës malore, fermën e vreshtave prej 12 hektarësh si dhe kantinën ku prodhon rakinë më speciale të Përmetit👌Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Habibi po shton sipërfaqen e mbjellë me vreshta dhe gjithashtu do të përfitojë mekanikë të re bujqësore.🍇🍇🍇🚜

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në hyrje të Ksamilit
Previous article PAMJET BRENDA NJË KISHE NË BEJRUT/ Një grua trembet, një tjetër bën kryqin, po bëheshin gati për ceremoninë martesore kur gjithçka shpërtheu (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT