Deputeti kosovar dhe njëkohësisht kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, është infektuar nga koronavirusi.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga “Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.