• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ka qenë e martuar me mbretin e kokainës, e vërteta e bashkëshortes së Pablo Escobarit
Home
Jetë

Ka qenë e martuar me mbretin e kokainës, e vërteta e bashkëshortes së Pablo Escobarit

31 December, 2017 k.autor Jetë

“Mito apo vdekje” apo siç thuhet në gjuhën spanjolle “plata o plomo”, kjo ishte metoda të cilën e përdorte Pablo Escobar për të mbajtur në shuplakë të dorës gjithë Kolumbinë.

Bëhej fjalë për ultimatumet që ia vente secilit polic apo ndonjë personi tjetër që i dilte në rrugë. Ata është dashur të zgjedhin njërin nga dy opsionet – të bëjnë siç thoshte ai apo të marrin një plumb në ballë. Përveç kokainës, suksesi i Pablo Escobarit është varur shumë nga dhuna dhe mito.

Duke aplikuar këto metoda, ai arriti të ndërtoi një “perandori” – kartelin Medeline, që gjatë viteve të 80-ta çdo ditë në SHBA kontrabandonte 15 tonë kokainë.

Dhe kështu shumica e personave që i dilnin përpara zgjidhnin versionin e parë “plata”, duke i mundësuar këtij të riu nga qyteza kolumbiane Rionegro të mbajë në shuplakë të dorës 80 për qind të tregut botëror të kokainës. Lidhur me të bëmat e tij është xhiruar edhe një serial i titulluar “Narcos” që është shikuar në gjithë botën.

Sot, 24 vite pas vdekjes së Escobarit, CIA vazhdon të kërkojë bazat e tij të fshehta, dhe pikërisht ky fakt e bën më të vështirë jetën pranë një njeriu siç ishte Esbobari.

Derisa në këtë serial gruaja e narko-kartelit Maria Victoria Enao portretizohet si e përkushtuar besnike, nevojitet që të bëhet një dallim i madh mes realitetit dhe fantazisë.Escobar ka qenë djali i një fermeri të varfër dhe një mësuese, kurse Maria vjen nga një familje e edukuar dhe në zë. Ajo ishte vetëm 13-vjeçare kur u njohën, kurse u martua për të si 15-vjeçare.

Dhe duke marrë parasysh faktin se ishte 11 vite më e re se Pablo, familja e saj nuk ishin edhe aq shumë të kënaqur me veprimin e saj. Ata në shumë raste janë munduar t’i pengojnë që të takohen, duke e cilësuar si shumë të thjesht dhe jo të denjë që të takohet me Marian. Megjithatë, ajo ishte kokëfortë, kurse fjalët e saj se përse ishte martuar me Escobarin i kishte thënë biri i saj: “Jam dashuruar në dëshirën e tij për të ndihmuar të tjerët e në veçanti ata që kishin telashe. Ne kemi qëndruar në zona të varfra dhe kemi ëndërruar se si do të ndërtojmë në ato zona shkolla. Që nga fillimi ai ka qenë një xhentëlmen”.Argjentina u dha atyre azil, kurse bashkëshortja e tij e ndërroi emrin në Maria Izabel Santos Kabajero. Para se të shkonin në Argjentinë, ata kishin qëndruar për një kohë të shkurtër në Mozambik, madje kishin kërkuar ndihmë edhe nga Vatikani, megjithatë kërkesa e tyre është refuzuar.

Por edhe me një identitet të ri, jeta e tyre në Argjentinë nuk ishte e lehtë. Pasi ishte zbuluar se po jetojnë në këtë vend gjatë vitit 1999, Maria dhe Huan Pablo janë arrestuar nën akuzën për shpëlarje parash.Dhe duke mos dashur të heqin dorë nga jeta luksoze dhe miliarda dollarët që i kishin trashëguar nga narko-karteli, ata arritën të shpëtojnë pa pasoja.

Detektivët kanë pranuar se ata ndoshta nuk do të arrestoheshin kaq shpejt, po të mos zbulohej identiteti i tyre i vërtetë. Në anën tjetër, Maria pretendonte se i gjithë procesi i gjykimit ishte politikisht i motivuar. Pas shumë thashethemeve në Argjentinë, Maria mbeti një lloj misteri. Në fakt sot askush nuk e di se ku gjendet, gjë që për të është diçka e mirë. Por, duke marrë parasysh se fëmijët e saj vazhdojnë të jetojnë në Argjentinë, ekzistojnë gjasa të mëdha që edhe ajo të jetë atje, e maskuar e ndoshta edhe e operuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester City e gatshme ta paguaj klauzolën e Inigo Martinez
Previous article Selena dhe Justin na dhanë lajmin që s'duhet ta dëgjonim kurrsesi sot! (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT