• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJARËT PRESIN JASHTË SPITALIT PËR T’U INFORMUAR PËR TË AFËRMIT/ QSUT: Askush s ‘lejohet të hyjë përveç personelit e pacientëve
Home
Sociale

FAMILJARËT PRESIN JASHTË SPITALIT PËR T’U INFORMUAR PËR TË AFËRMIT/ QSUT: Askush s ‘lejohet të hyjë përveç personelit e pacientëve

6 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas vëzhgimit të Report Tv në ambientet e QSUT-sël, ku shumë prej familjarëve të pacientëve prisnin jashtë pa marrë asnjë lajm, ka ardhur një reagim prej tyre. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një postim thekson se përveç  pacientëve dhe personelit, askush tjetër nuk lejohet të hyjë në spital për të parandaluar përhapjen e virusit. Është në dispozicion një koordinator i posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar tek Infektivi. Për sa i përket komunikimit me familjarët e të prekurve, në njoftim thuhet se është bërë i mundur përmes telefonit për të evituar kështu infektimin.

Postimi i plotë: 
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve. QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu  infektimin e tyre. QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË/ Ilda Bejleri zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni (FOTO+VIDEO)
Previous article PIPERO ME QYTETARËT TEK GARDHI I INFEKTIVIT/ Meta: Pamjet e sotme kërkojnë reflektim

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT