• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONIN 14 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen disa të rinj në Korçë, njëri prej tyre ‘çmend’ policët
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTONIN 14 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen disa të rinj në Korçë, njëri prej tyre ‘çmend’ policët

6 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës vijon goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditen​ 4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” dy emigrantë të paligjshëm.

• A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

• F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.

• M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit e mësipërm po transportonin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPORTAZH/ Bejruti fantazma e një shpërthimi përbindësh
Previous article "INFEKTOHET" SPITALI I BERATIT/ Me COVID 5 infermierë në tre reparte dhe 3 punonjës! Të prekur dhe te Drejtoria e Tatimit

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3 Aktualitet

“TË PËRDORIM TURMËN…”/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier Aktualitet

NË KËRKIM PREJ TRE DEKADASH/ Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT