• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI TRAGJIK/ Rrëfimi prekës i të mbijetuarës në Bejrut: Burri kishte mbetur nën rrënoja, kishte xhama kudo…
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI TRAGJIK/ Rrëfimi prekës i të mbijetuarës në Bejrut: Burri kishte mbetur nën rrënoja, kishte xhama kudo…

5 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Libani ditën e sotme (5 gusht) e ka cilësuar ditë zie për shkak të shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e saj (4 gusht) dhe mori jetën e të paktën 100 njerëzve dhe plagosi më shumë se 4.000 të tjerë.

Një prej të mbijetuarve të tragjedisë, është edhe Chadia Elmeouchi-Noum, e cila ka rrëfyer për mediat të gjithë tmerrin që ka përjetuar. Ajo tregon çastet e vështira që kish përjetuar, kishte vrapuar mes xhamave të thyera për të shpëtuar të shoqin, Anthony, i cili pas shpërthimit kishte mbetur i izoluar nën rrënoja.

“Kishte xhama kudo, por nuk më interesonin dhimbjet e shkaktuara, për mua e rëndësishme ishte të shpëtoja burrin. E gjeta mes rrënojave. Ai nuk reagonte, kishte gjak kudo. Burri kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi kokë. I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa që të ndaloja gjakderdhjen, por ishte e kotë. Kërkova ndihmë, por askush nuk arriti të më dëgjonte.”, u shpreh Chadia për BBC.

Gruaja e vijoi rrëfimin duke thënë se një i huaj i ofroi ndihmë dhe me makinën e tij e dërgoi burrin për në spital.

“Rrugët ishin të shkreta. Kishte njerëz kudo. Ne e dërguam në spital Anthonyn dhe disa minuta më vonë ata e futën në dhomën e urgjencës e nuk na lejuan që të futeshim brenda. Ata u përpoqën që të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, u shpreh Chadia më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 113 VIKTIMA DHE MBI 4 MIJË TË PLAGOSUR/ Presidenti Libanez: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie
Previous article SHIU SHUAN VATRAT E ZJARRIT NË TË GJITHË VENDIN/ Ministria e Mbrojtjes: Janë djegur 140 ha shkurre e pyje

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT