Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku është mbytur një grua e cila kishte dalë të mblidhte rrjetat së bashku me familjarët e tjerë, të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht.
E mbytur është nxjerrë Mirela Rama gruaja që nuk i mbijetoi luftës me rrymat e forta të detit, kur varka është përmbysur.
Kur 4 personat kanë dalë në det koha ka qenë e mirë, por për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën.
Pasi varka është përmbysur, ata janë mbajtur fortë tek ajo. Djali 25 vjeçar i familjes është përpjekur të shtrëngojë nënën e tij, por dallgët ia kanë bërë të pamundur dhe rryma e ka tërhequr të ndjerën drejt saj duke u shpëputur nga duart e të birit.
Pavarësisht se ajo u shkëput nga varka djali ka bërë përpjekje por s’ka mundur dot t’ia dalë ta shpëtojë.
Fatmirësisht kanë shpëtuar kryefamiljari, djali i cili ndodhet në spital dhe një mik i familjes që ishte me to.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tyre.
Sakaq edhe motra e Mirelës, e shtrirë në derën e spitalit ku ndodhet nipi, vajton për të.


