• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË PAKTËN 100 VIKTIMA NË BEJRUT/ Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave
Home
Nderkombetare

TË PAKTËN 100 VIKTIMA NË BEJRUT/ Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave

5 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Liban janë në kërkim të më shumë se 100 viktimave pas shpërthimit  në portin e Bejrut të Martën. Shpërthimi vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë, shkruan BBC.

Presidenti Michel Aoun tha që shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo.

 

Një dëshmitar okular Hadi Nasrallah ka deklaruar se e pa zjarrin por nuk e priste shpërthimin. “Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull, dhe më pas papritmas xhamat  u thyen në të gjithë makinat përreth nesh, dyqanet dhe ndërtesat, tha ai për BBC-në.

Shpërthimi u ndje gjithashtu 240 km (150 milje)  në ishullin e Qipros. Njerëzit menduan se ishte një tërmet, raporton abcnews.al

 

Gazetari i BBC, Rami Ruhayem tha që kishte një kaos pas shpërthimit pasi ambulancat përshkonin rrugën e tyre përmes trafikut të rëndë për të arritur në vendngjarje sa më shpejt. Kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani, e përshkroi atë si një “katastrofë të madhe”, duke shtuar se: “Ka viktima kudo”.

Shpërthimi erdhi në një kohë të vështirë për Libanin. Me rastet e Covid-19 në rritje, spitalet tashmë janë në kaos. Vendi po kalon gjithashtu një krizë ekonomike. Libani importon pjesën më të madhe të ushqimit të tij dhe sasi të mëdha të grurit të depozituar në port janë shkatërruar. E ardhmja e portit është në dyshim për shkak të dëmit  të shkaktuar dhe shumë banorë kanë mbetur pa shtëpi, raporton abcnews.al

 

Presidenti Aoun njoftoi se qeveria do të investojë 100 miliardë lira ( 66 milion dollarë) fonde të urgjencës, por ndikimi i shpërthimit në ekonomi pritet të jetë afatgjatë. Shpërthimi ndodhi në afërsi të vendit në të cilin u vra ish-kryeministri Rafik Hariri në 2005.

Edhe para shpërthimit, tensionet ishin të larta në Liban. Ka pasur demonstrata në rrugë kundër qeverisë  e cila ka çuar vendin në krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile e viteve 1975-1990

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E SËMURË DHE E LODHUR NGA KY..."/ Bebe Rexha në shtrat prej ditësh, mezi merr frymë... (FOTO)
Previous article MBAJTI PENG PËR NJË ORË NË MAKINË 34-VJEÇARIN/ Arrestohet në flagrancë i riu në Durrës. Shkak problemeT me pronat

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT