• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE DHE MASHTRIM/ Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE DHE MASHTRIM/ Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë

5 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar dy persona në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ishin shpallur në kërkim policor për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga ta kërkohej nga Austria për “trafik droge”, ndërsa tjetri ishte shpallur në kërkim nga Sllovenia për “mashtrim kundër qeverisë”.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë

Arrestohen me qëllim ekstradimi dy shtetas maqedonas, të shpallur në kërkim ndëkombëtar nga autoritetet gjyqësore austriake dhe sllovene.

Ndalohet një 53-vjeçar për veprën penale “Trafik droge” dhe një 39-vjeçar për “Mashtrim kundër qeverisë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R. D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë.
S. R., 39 vjeç, banues në Labunishta, Strugë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik droge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite burg.

Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDIQ DUKE RREGULLUAR NJË MAKINERI NË PUNË/ Del FOTO dhe emri i 29-vjeçarit nga Tropoja, vëllai i bën dedikimin prekës: Ike para kohe...
Previous article NUK I DEKLAROI NË DOGANË/ Emigrantit i sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT