• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Rezultati i vjetër i trukut të ri të Lulzim Bashës me listat!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Rezultati i vjetër i trukut të ri të Lulzim Bashës me listat!

4 August, 2020 Redaktor1 OP-ED

Problemin më të madh që ka patur dhe ka ende Kryetari i PD, është kontestimi që ai ka marë sistematikisht e masivisht, në lidhje me vendimet e tij të mëdha politike. Por, nëse ka një gjë që absolutisht ka fituar gjithë pakënaqësinë, kundërshimet dhe urrejtjen më të madhe ndaj tij, ka qenë vendimi për listën e kandidatëve për deputetë që zgjodhi për të garuar në zgjedhjet e 2017. Një situatë që krijoi një klimë të paprecedentë, duke e bërë atë si Kryetar, të kishte shumë herë më pak mbështetje të brendshme se ish Kryetari.

Shto këtu edhe situatën e krijuar pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimin e tyre me personazhet e fundit të listave të PD që sot përfaqësojnë opozitën e re parlamentare, kuptohet fare kollaj se ky është problem më i madh i brendshëm që ka Lulzim Basha për të menaxhuar. Për shkak se demokratët nuk përfaqësohen prej 18 muajsh as në Parlament dhe as në pushtetin lokal, kuptohet se presioni për këtë çështje, është sot në kulmin e vet më të paimagjinueshëm.

Për ta shmangur këtë trysni, në mënyrë që ti japi kohë, hapësirë dhe mundësi vetes që të meret me punët që duhet të okupojnë më shumë një lider në prag të fushatës së re zgjedhore pas 8 vitesh në opozitë, Lulzim Basha ndryshoi taktikë. Njeriu që kishte premtuar, por doli se ishte kundër hapjes së listave, përdori një truk të ri. Krijoi një komision për tu marë me teknikalitetet proceduriale të selektimit të kandidaturave të propozuara nga baza e partisë. Si një filtër mes tij dhe anëtarësisë, deri në miratimin e listës zyrtare të ekipit, me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pranverës 2021.

Si një lider që ka ditur gjithmonë ta shesi peshkun për delfin, Lulzim Basha po mundohet që ta ekspozojë këtë lëvizje, si një “epokë të re në demokratizimin e partive politike shqiptare”. Si modelin “për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimarrjet për Shqipërinë”. E plot fraza të tilla të përgjithëshme e boshe, të cilat me siguri që ai nuk i beson as vetë, e jo më që tia besojnë demokratët dhe shqiptarët. Ndaj kjo lëvizje dhe e gjithë kjo propaganda rreth saj, është “fake”. Për disa arësye fare të thjeshta.

Së pari, pakënaqësia e demokratëve për listat e kandidatëve për deputetë në 2017, nuk buroi nga fakti se ato i bëri Kryetari i Partisë. Askush nuk ka iluzione për të kundërtën. Revolta e tyre lindi për shkak se ajo listë u hartua pa transparencë dhe e pa mbështetur tek meritokracia e kontributet reale. Ato që Lulzim Basha la jashtë, ishin thjeshtë njerëzit që i bënin hije profilit të tij dhe pasoja u pa. PD mori 240 mijë vota më pak se në 2013.

Së dyti, pakënaqësia e demokratëve me listën, lidhej me cilësinë e atyre që u bënë zyrtarisht pjesë e saj. Askush nuk e kundërshton më Lulzim Bashën në atë grup politikanësh dhe ish deputetësh. Madje, as ata që e kanë pritur atë kur ka ardhur në atë parti dhe kanë shumë herë më tepër kontribute se ai. Cilësia e deputetëve të opozitës së re parlamentare, që ka dalë nga kjo listë, është treguesi më i mirë i kësaj.

Së treti, krijimi i komisionit të seleksionimi të kanidaturave të reja është një lëvizje boshe, për aq kohë sa asnjë prej emrave të kundërshtarëve publikë të Lulzim Bashës brenda PD, nuk ka arritur mbi tavolinën e tyre. Çka në rastin më të mirë, e bën nul gjithë punën sado të lavdërueshme të anëtarëve të tij, përderisa në fund vetëm emrat do të ndryshojnë. Ndërsa cilësia e atyre që do të përzgjidhen, është e njëjta me atë që do të përzgjidhte, edhe ai vetë.

Sëfundi, për aq kohë sa Lulzim Basha thjeshtë po ndryshon formën e përzgjedhjes, por jo cilësinë e ekipit në raport me vlerat e vërteta dhe diversitetin e tyre politik, përfundimi është i njëjtë. Baza thjeshtë sa ka propozuar. Komisioni thjeshtë sa do bëjë sikur do përzgjedhë dhe seleksionojë. Ndërsa kryetari i PD do vazhdojë, si edhe më 2017 në fund, që të listojë po njësoj. Sepse është si të duash të seleksionosh brenda një fabrike, të njëjtin produkt që prodhohet masivisht, sipas një formule të kompjuterizuar.

Ndaj ajo që po ndodh dhe po mundohet që të shitet publikisht, si një epokë e re për demokratizimin e opozitës e të politikës shqiptare, e dokrra të tjera si këto, janë thjeshtë një show i radhës. Për të larguar vëmendjen nga problematikat reale që Lulzim Basha ka përballë demokratëve dhe opozitarëve. Edhe për ndonjë që ka ende iluzione se lista e 2021 do jetë e ndryshme nga ajo e 2017, u them thjeshtë të bëjnë pak durim. Ditët dhe javët kalojnë shpejt. Por, mos prisni pas kësaj, që të arrini në zgjedhje me listën e njëjtë, një rezultat elektoral të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA TY GJITHÇKA DO TË KISHTE..."/ Casillas tërhiqet nga futbolli, Buffon i dedikon një mesazh falënderimi!
Previous article ZBULOHET PRAPASKENA ME REAL MADRID/ Ja arsyeja pse Lewandowski refuzoi ofertën marramendëse

Redaktor1

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT