• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pronari shqiptar përfundon në burg, tani detyrohet të paguajë edhe…
Home
Sociale

Pronari shqiptar përfundon në burg, tani detyrohet të paguajë edhe…

31 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Rasti i një shqiptari nga Kosova, pronar i një kompanie të madhe të pronave te patundshme në Kantonin Nidwalden, i cili po mbahet në burg nga qershori i këtij viti, po shkakton edhe pasoja “kolaterale”. Ai është burgosur nga autoritetet zvicerane me akuzën e bërë nga një gjykatë kosovare, sipas së cilës, i përmenduri ka nxitur një person për të kryer vrasje, shkruan luzernerezeitung.ch.

Autoritetet zvicerane e kanë arrestuar atë, duke respektuar kërkesën e Kosovës për ta bërë ekstradimin në Kosovë të personit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, personi që po mbahet në burg po bën gjithë çfarë është në mundësinë e tij që të shmangë ekstradimin.

Por, problemi me të cilin aktualisht po merren mediet e regjionit në fjalë, ndonëse lidhet me shqiptarin, prek më shumë politikën lokale. Kjo për faktin se një këshilltar komunal i Komunës Hergiswil (Walter Mösch) ka qenë i punësuar në kompaninë e shqiptarit të përmendur.

Një qytetar i kësaj komune (Beat Kaufmann) i është drejtuar këshilltarit në fjalë me fjalët: “Ti punon te një kriminel dhe për këtë arsye nuk je më i pranueshëm si këshilltar komunal”. Kjo akuzë e ka rënduar aq shumë politikanin lokal sa që ai ia ka përcjellë emailin shefit të tij, shqiptarit që mbahet në burg. Ky i fundit, me ndihmën e avokatëve të tij, vendosi te ushtronte kallëzim penal ndaj qytetarit Kaufmann për “shpifje të ulët”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, Kaufmann u mor në pyetje në mënyrë të detajuar nga policia dhe prokuroria.

Me këtë rast ai ka theksuar se nuk i intereson shumë puna e akuzuesit (shqiptarit). Por atë e shqetëson fakti se një politikan punon te “krimineli” dhe e merr pagën nga ai. Por, këshilltari komunal Mösch ndërkohë e ka lëshuar vendin e përmendur të punës me arsyetimin se dëshiron ta mbrojë besueshmërinë e tij si këshilltar komunal.

Dorëheqjen e tij, komuna madje e ka publikuar edhe zyrtarisht në portalin e saj.

Ndërsa i akuzuari (Kaufmann), duke mbështetur akuzat e drejtuara politikanit Mosch, para prokurorit kishte deklaruar se pronari i kompanisë së patundshmërive kishte qenë i dënuar që në pranverën e vitit 2015 nga një Gjykatë e Qarkut në Aargau për menaxhim të shumëfishtë të padrejtë. Po kështu qe dënuar edhe gruaja e tij me një gjobë prej 10 mijë frangash dhe një dënim me para me kusht prej 26100 frangash.

Te padia bëhej fjalë për çështjen nëse dikush mund të etiketohet si “kriminel” pa u akuzuar me këtë rast për “shpifje të ulët”.

Pas sqarimeve të shumta, Prokuroria u ka kumtuar palëve në konflikt se e ka ndërprerë procedurën në fjalë, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Kaufmann të prezantojë kërkesën e tij financiare ndaj akuzuesit. Ai e ka bërë këtë, duke kërkuar 400 franga, të cilat pritet t`i marrë nga akuzuesi. Në këte mënyrë akuza për “shpifje të ulët” është dëshmuar si kontraproduktive për ushtruesin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSHEE masat për ndërrimin e viteve/ 1800 punonjës në gatishmëri. Ja numrat për problemet
Previous article FOTO/ Meta video-konferencë me ushtarakët shqiptarë me mision në Kabul dhe Herat

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT