• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIM/ Covid 19 rrit mundësinë e çrregullimeve psikiatrike te pacientët që shërohen
Home
Jetë

STUDIM/ Covid 19 rrit mundësinë e çrregullimeve psikiatrike te pacientët që shërohen

4 August, 2020 s.autor Breaking News, Jetë

Sipas një studimi, u zbulua se më shumë se gjysma e njerëzve që morën trajtim për COVID-19 vuanin nga një çrregullim psikiatrik një muaj më vonë, shkruan The Guardian.

Nga 402 pacientë të monitoruar, 55 për qind kishin të paktën një çrregullim psikiatrik, deklaruan ekspertët nga spitali San Raffaelo në Milano. Rezultatet, bazuar në intervistat klinike dhe pyetësorët e vetëvlerësimit, treguan çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) në 28 për qind të rasteve, depresion në 31 për qind dhe ankth në 42 për qind. Për më tepër, 40 për qind e pacientëve kishin pagjumësi dhe 20 për qind kishin simptoma të çrregullimit obsesiv-kompulsiv, raporton abcnews.al

Zbulimet do të rrisin shqetësimet në lidhje me efektet psikologjike të virusit. Artikulli i titulluar “Sjellja dhe Imuniteti” shkruan ndër të tjerash se “duke marrë parasysh ndikimin alarmant të infeksionit COVID-19 në shëndetin mendor, duhet të vlerësoni psikologjinë e të mbijetuarve nga koronavirusi dhe të thelloni studimet, për të diagnostikuar dhe trajtuar shqetësimet psikiatrike”.

Studimi u krye te 265 burra dhe 137 gra. Sipas studimit gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga COVID-19 në krahasim me burrat – por psikologjikisht vuanin më shumë se burrat. Pacientët me diagnoza psikiatrike të mëparshme pozitive kanë vuajtur më shumë se ata pa histori të çrregullimit psikiatrik. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Mario Gennaro Mazza, thanë se këto rezultate ishin në përputhje me studimet e mëparshme epidemiologjike, raporton abcnews.al

Ata thanë që efektet psikiatrike mund të shkaktohen “nga reagimi imunitar ndaj vetë virusit, ose nga stresi psikologjik si izolimi social, ndikimi psikologjik i një sëmundje të re të rëndë dhe potencialisht fatale, shqetësimet për infektimin e të tjerëve dhe stigma.”

Pacientët treguan rritje të ankthit dhe shqetësime të gjumit, dhe për çudi kohëzgjatja e shtrimit në spital lidhet anasjelltas me simptomat e PTSD, depresionit, ankthit dhe OC.

Studiuesit thanë se “Duke marrë parasysh ashpërsinë e COVID-19 te pacientët e shtruar në spital, ky studim tregon se kujdesi shëndetësor ka rritur izolimin shoqëror dhe vetminë ”.

Ka pasur paralajmërime nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me çrregullimet e trurit te pacientët me COVID-19. Problemet si inflamacioni i trurit, goditja në tru dhe psikoza kanë qenë të lidhura me koronavirusin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TEK "PALLATI ME SHIGJETA"/ Përplaset me motorin, plagoset drejtuesi i biçikletës
Previous article TËRMET I FUQISHËM NË TURQI/ Ja sa ishte magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

VRASJA DHE RRËMBIMI I RENIS DOBRËS/ GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin Aktualitet

VRASJA DHE RRËMBIMI I RENIS DOBRËS/ GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT