• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JEP PARALAJMËRIMIN E ZYMTË/ Kreu i OBSH-së: Vaksina perfekte ndaj Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë
Home
Nderkombetare

JEP PARALAJMËRIMIN E ZYMTË/ Kreu i OBSH-së: Vaksina perfekte ndaj Covid-19 mund të mos zbulohet kurrë

3 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë Reuters.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi. “Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: ‘Bëni të gjitha”, tha Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për media nga selia e OBSH-së në Gjenevë, shkruan Rel.

Ai tha se maskat në fytyrë duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.

“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ‘plumb argjendi’ ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë”, tha ai.

Sipas kreut të OBSH-së, ekzistojnë shqetësime se “mund të mos kemi një vaksinë që do të funksionojë, ose mbrojtja nga ajo mund të jetë vetëm për disa muaj, jo më shumë”.

Megjithatë ai tha se asgjë nuk dihet, derisa të përfundojnë provat klinike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASNJË PËRMIRËSIM NË DY SPITALET COVID/ MSH: Ka shtrime të reja, ja grupmoshat më të prekura
Previous article KORONAVIRUSI/ 6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT