• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET “SKIFTERI” NGA KAVAJA/ 21 vjeçari bënte “kërdinë” duke vjedhur lekë dhe telefona
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET “SKIFTERI” NGA KAVAJA/ 21 vjeçari bënte “kërdinë” duke vjedhur lekë dhe telefona

3 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 21 vjeçar, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në Kavajë.

Mësohet se në pranga është vënë G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

21 vjeçari dyshohet se ka kryer 5 vjedhje në shtëpi të qytetarëve të ndryshëm, ku merrte çantat, lekët dhe telefonat.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

21-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes, ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 28.07.2020, në fshatin Qerret, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në kompleksin e shtetasit G. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIROI GERD GJENERALIN/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit. Propozohet masë ndëshkimore edhe për prokuroren në Tiranë
Previous article REALIZOI SUPER GOL/ Marku: Ndihem më mirë në mesfushë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT