Një zjarr i madh ka rënë në zonën malore të Zhulatit në Gjirokastër, ku janë djegur më shumë se 4 hektarë me shkurre dhe kullota.
Terreni malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, duke e bërë gjendjen edhe më alarmante, pasi janë 4 vatra të mëdha zjarri aktive.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe janë shoqëruar në polici disa persona.


