• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI GJERMAN/ Humbje e të ardhurave dhe stres, të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia
Home
Jetë

STUDIMI GJERMAN/ Humbje e të ardhurave dhe stres, të rinjtë dhe gratë më të goditur nga pandemia

3 August, 2020 s.autor Jetë

Sipas një studimi personat nën 30 vjeç janë prekur më fort financiarisht nga pandemia Corona. Po ashtu gratë kanë vuajtur gjatë pandemisë më shumë mendërisht sesa burrat.

Të rinjtë janë goditur më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, thuhet në një studim të Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Barnave (BAH). Më të prekurit janë sipas studimit të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjeç. 50% e të anketuarve të këtyre grupmoshave thoshin se si rezultat i pandemisë kishin pësuar humbje të të ardhurave.

Probleme me të ardhurat kanë dhe të rinjtë rreth të 30-tave, 38% e të anketuarve të kësaj moshe thanë se kishin humbje financiare.

Nga ana tjetër studimi arriti në përfundimin se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër kanë vuajtur ekonomikisht prej pasojave të pandemisë. Vetëm 15% e të anketuarve të moshës mbi 60 vjeç thanë se kishin ndjerë pasoja negative, ndërsa pjesa tjetër njoftoi se nuk kishte përjetuar asnjë ndryshim.

Në përgjithësi pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave u shprehën se kishte pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit. Kurs epjesa tjetër tha se nuk kishin ndjerë ndonjë dallim apo pasojë negative.

Po ashtu sondazhi nxori në pah edhe se ndërsa ata që jetonë vetëm apo në çifte kishin ndjerë më pak ndonjë rënie të të ardhurave, familjet me tre ose më shumë pjesëtarë i kishin më shumë efektet në kuletën e tyre.

Stres mendor
Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ për shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë. Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik. Ndërkohëq që për një gjë të tillë u shprehën vetëm 38% e burrave që morën pjesë në sondazh.

Nivelet e stresit nuk kishin ndonjë lidhje të dukshme me faktin nëse një individ i përkiste një grupi me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, si të moshuarit ose ata me probleme të mëdha shëndetësore./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shtëpia e Bardhë dhe demokratët, pa marrëveshje për paketën e ndihmës për koronavirusin
Previous article "ËNGJËLLI IM..."/ Vajza e Olsi Ramës publikon FOTON e rrallë me gjyshe Anetën

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT