• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FALEMINDERIT HAT”/ Rudina Hajdari tregon ngjarjen e veçantë që përjetoi në Durrës
Home
Politikë

“FALEMINDERIT HAT”/ Rudina Hajdari tregon ngjarjen e veçantë që përjetoi në Durrës

2 August, 2020 Delo.autor Politikë

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ndau në rrjetet sociale me ndjekësit një episod të ndodhur teksa shëtiste me vajzën e saj në plazhin e Durrësit. Hajdari rrëfen se një zonjë e thjeshtë e ndaloi në rrugë për ta përshëndetur. Sipas saj, ajo ishte shitëse lodrash për fëmijë dhe vajzës së saj i dhuroi një balonë.

“Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës. Hate Simoni është një grua e fortë. Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri”, shkruan Hajdari.

Nga biseda e kryer me zonjën, Rudina Hajdari kuptoi shqetësimin e saj për të ardhmen e të rinjve dhe i premtoi se do të bëjë çmos që kjo gjë të  ndryshojë.

“Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera. Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi. Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë. I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje. Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t’ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte. Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë. Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë. Faleminderit Hat!”, shkruan Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIZITA JONË E PARË NË BUTRINT"/ Rudina Magjistari na i kënaqi sytë me FOTON e së bijës
Previous article MASAT KUNDËR COVID-19/ Greqia ndryshon qëndrim, hapet një “shteg” për të udhëtuar drejt vendit fqinj

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT