Popullsia e Jemenit po përballet me një situatë të jashtëzakonshme, pasi rreth 24 milionë njerëz apo 80 për qind e popullsisë së këtij shteti kanë nevojë për ndihma humanitare për të mbijetuar.
Sipas organizatës UNICEF, kjo është kriza më e madhe humanitare në botë për momentin.
Dy djem 6-vjeçarë, të quajtur Ayaan dhe Mikaeel, bashkë me komunitetin ku jetojnë, kanë arritur të mbledhin më shumë se 37,000 funte apo rreth 41,000 euro për krizën në Jemen.
“E nisëm këtë, sepse Jemeni nuk ka ushqim, ata pijnë ujë të papastër dhe nuk kanë shtëpi ku të jetojnë. Ata janë të sëmurë dhe të varfër”, tha njëri nga djemtë.
“Kam menduar se mund t’i mbledhim 100 funte, sepse nuk e kam ditur se aq shumë njerëz do të vijnë në shtëpinë time dhe se do të blejnë aq shumë gjëra”, tha vogëlushi tjetër, shkruan BBC.
Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak, dhjetëra mijëra njerëz në Jemen e kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë të rrezikuar nga vdekja prej urisë.
Një shembull i mirë për të gjitha organizatat, që të kthejnë vëmendjen nga Jemeni, ku popullsia po vdes si pasojë e mungesës së ushqimit.


