Presidenti i Kosovs Hashim Thaçi ka reaguar, pas viktimave të shumta që po shënon Kosova.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ngushëlluar familjarët, të cilët kanë humbur familjarët e tyre, teksa ka ngushëlluar edhe Kryetarin e Rohovecit, i cili mbrëmjen e djeshme ka humbur vëllai nga koronavirusi.
“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë,” shkruan Thaçi.
Kujtojmë që Kosova prej ditësh ka shfaqur një numër të lartë viktimash dhe të infektuarish.


