• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUSHUESIT NISIN KTHIMIN NGA PLAZHI/ Informacion i detajuar për trafikun në rrugët kryesore! Hiqen 18 patenta, gjobiten 180 shoferë
Home
Sociale

PUSHUESIT NISIN KTHIMIN NGA PLAZHI/ Informacion i detajuar për trafikun në rrugët kryesore! Hiqen 18 patenta, gjobiten 180 shoferë

1 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Për të gjithë pushuesit që po kthehen nga plazhi, policia jep infomacion mbi trafikun në disa prej akseve kryesore.

“Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht:

Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm.

Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve.

Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.

Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.

Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime.

Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir.

Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme.

Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun.

Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Pse po lindin partitë dhe polet e reja opozitare!
Previous article COVID-19/ Konfirmohen 110 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi - 60 në Veri, 19 në Attica

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT