Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19.
Me anë të një shënimi në facebook, Manastirliu i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se dashje pa dashje po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.
Shefja e shëndetësisë insiston që të gjithë të respektojnë të paktën trri gjëra; ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe kujdesin për higjienën personale.