• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IZOLIMI I BANDËS SË SHULLAZIT NË REGJIMIN “41-BIS”/ Avokati: Përzgjedhja selektive, show i SPAK për të mbuluar dështimet! Do e ankimojmë
Home
Aktualitet
Kronikë

IZOLIMI I BANDËS SË SHULLAZIT NË REGJIMIN “41-BIS”/ Avokati: Përzgjedhja selektive, show i SPAK për të mbuluar dështimet! Do e ankimojmë

1 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Show propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK, e ka cilësuar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi izolimin e klientit të tij në regjimin e posaçëm ’41-bis’. Ai ka bërë të ditur se këtë vendim do ta ankimojnë ditën e hënë, me argumentin se përzgjedhja e emrave të të burgosurve që u izoluan ishin selektive, jo mbi bazën e veprave penale.

“Lidhur me Emiljano Shullazin dhe për të tjerët që ka dalë ky urdhër që janë të parët që do i nënshtrohen sistemit 41 bis, këta janë gjetur në mënyrë selektive dhe nuk janë të vetmit apo nuk janë këta tipikët që duhet t’i nënshtrohen këtij regjimi. Ka me dhjetëra të dënuar si pjesëtar të organizatave kriminale dhe çuditërisht zgjidhet Emiljano Shullazi në kushtet që jo vendimi gjykimi në shkallën e parë është kryer në një presion të madh në shkelje të prezumimit të pafajësisë, edhe veprat për të cilat ai është dënuar nuk janë të tilla që të bënin që SPAK apo ministrja e drejtësisë të nxirrte një urdhër të tillë. Urdhri është blanket se nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin e kundërligjshëm që pretendohet nga ministria, është fshehur pas shkresave që kanë shënimin konfidenciale “sekret shtetëror”. Vetë ministrja e pranon që ka të dhëna dhe informacione që këta subjekte kanë marrëdhënie me organizata kriminale brenda burgut, kjo përbën çudinë më të madhe se vetë SPAK qenka në dijeni të faktit që ekzistojnë organizata të tilla, për të filluar procedim penal për anëtarët e saj. Ditën e hënë do të paraqesim ankimimin, do u drejtohemi dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Ky është një operacion propagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç dhe ishte rasti i personave që ishin në hetim, por që kishin vdekur, ka pasur rast tjetër që është arrestuar një shurdh-memec në bazë të një përgjimi telefonik”, tha Meçi.

Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit është bërë ditën e sotme sipas rregullave të reja në fuqi, dhe nuk pati probleme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NË LËVIZJE/ Përfshihet nga flakët makina tek rruga e "Durrësit"
Previous article LISTAT E HAPURA/ Aktivisti Arbër Zaimi: Vetëvendosje do të angazhohet si lëvizje politike në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT