• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PIKU DO VAZHDOJË DERI NË…”/ Paralajmërimi i Brataj: Virusi do jetë për një kohë të gjatë me ne
Home
Breaking News

“PIKU DO VAZHDOJË DERI NË…”/ Paralajmërimi i Brataj: Virusi do jetë për një kohë të gjatë me ne

31 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gushti do të jetë muaji më i keq sa i përket përhapjes se infeksionit nga Covid-19. Ekspertët parashikojnë shtim të rasteve ditore veçanërisht në Tiranë.  Virusi në kryeqytet ka kaluar ne transmetim komunitar, ndërsa qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për respektimin e masave mbrojtëse.

“Çdo lirim masash nga maji deri tani ka pasur pas 2-3 javësh pikun e të infektuarve dhe shtrimeve në spital dhe terapinë intesive. Edhe kjo periudhë është moment piku dhe do të vazhdojë për 2 javë patjetër”, tha Brataj.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare thotë për A2 se edhe spitalet rajonale dhe ata bashkiake janë përgatitur për të trajtuar pacientë të prekur nga koronavirusi.

“Në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, të gjithë spitalet bashkiake dhe rajonale janë të detyruar të kenë një hapësirë të dedikuar që garanton izolimin, diagnostifikimin e të sëmurëve me Covid. Menaxhimi deri tani është bërë nga Covid 1 dhe 2 ndërsa këto spitale po japin mbështetjen”, shtoi Brataj.

Përfaqësuesi i Task Forcës sqaron se virusi do të jetë për një kohë të gjatë me ne. Brataj u bën thirrje qytetarëve të respektojnë dy masat kryesore, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Sipas tij çdo lloj maske e përdorur si duhet nga qytetarët ndalon transmetimin e virusit

“Që nga maskat kirurgjikale deri tek ato të bëra vetë janë të vlefshme dhe të mbrojnë në një përqindje të lartë. Janë e vetmja masë sot për sot, së bashku me distancimin fizik dhe ruajtjen e higjienës”, përfundoi kreu i Urgjencës.

Nga fillimi i epidemisë janë prekur nga koronavirusi mbi 5 mijë qytetarë, gjysma e tyre janë të sëmurë aktivë. Tirana është zona më e nxehtë e infeksionit dhe zyrtarisht ka mbi 1 mijë raste aktive, por edhe numrin më të madh të viktimave nga Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË PROJEKT NDRYSHE/ Landi i "WSF": Vjen në momente shumë të vështira (FOTO)
Previous article EPO FERO HIQ DORË ATËHERË! Reperi tregon cili gjest i tij e nervozon Arbenitën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT