Paraditen e sotme është aksidentuar në kryeqytet në zonën e “21 Dhjetorit” drejtori i policisë së qarkut të Dibrës, Skënder Kalemi.
Report Tv mëson se makina tip “Smart” me targë AA225PN u përplas me “Toyota”-ën me targë MB414 AA të Drejtorisë së Policisë Dibër në të cilën ndodhej Drejtori Vendor i Policisë, Skënder Kalemi.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Report Tv sjell pamjet nga aksidenti, ku nga përplasja është përmbysur makina tip ‘Smart’.


