Edhe në Kinë si në shumë vende të botë po rriten rastet me COVID-19. Në 24 orët e fundit vendi ku nisi pandemia e koronavirusit ka regjistuar një rekord të ri ditor, 127 raste.
Të hënën në Kinë u regjistuan 68, raste me COVID-19, të martën 101, të mërkurën 105. Pra çdo ditë kemi rritjeve të rasteve.
Vatra kryesore është në Xinjiang, ku prej një jave janë vendosur masa të rënda bllokimi, duke përfshirë pezullimin e transportit publik dhe fluturimeve, kontrolle në hyrje dhe në dalje të kryeqytetit Urumqi.


