• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FIRMOSET PROJEKTI PËR RINDËRTIMIN E PARKUT TË KARAVASTASË/ Rama për kompaninë fituese: Emri juaj një vlerë shumë më e madhe sesa vlera e vogël e…
Home
Politikë

FIRMOSET PROJEKTI PËR RINDËRTIMIN E PARKUT TË KARAVASTASË/ Rama për kompaninë fituese: Emri juaj një vlerë shumë më e madhe sesa vlera e vogël e…

31 July, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e firmosjes së marrëveshjes për projektin e ndërtimit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, duke e konsideruar këtë një lajm të mirë për ekonomië e vendit tonë.

Rama e ka nisur fjalën e tij duke u kërkuar ndjesë besimtarëve myslimanë, për këtë konferencë në ditën e Kurban Bajramit, por ka theksuar se është thyer ky ritual pikërisht për të mos u mohuar miqve francezë mundësinë për të mos qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të drejtimit të kësaj kompanie të madhe (Voltalia).

“Të gjithë atyre që po na ndjekin përfitoj nga rasti t’ju uroj gëzuar Kurban Bajramin me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi por e kemi bërë pikërisht sepse na është dukur e udhës që e para të mos u mohojmë miqve francezë mundësinë për të mos qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të drejtimit të kësaj kompanie të madhe”, tha Rama, i cili shtoi se “Voltalia do të na ndihmojë edhe që të hedhim më shumë drite mbi Shqipërinë në Francë ku Shqipëria ende njihet pak dhe përgjithësi nuk njihet saktë”.

“Nga ana tjetër jemi të bindur që ky është një lajm shumë i bukur për ekonominë dhe për imazhin e vendit tonë. Voltalia do të na ndihmojë jo vetëm të divesifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin por edhe që të hedhim më shumë drite mbi Shqipërinë në Francë ku Shqipëria ende njihet pak dhe përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ja kanë dëgjuar emrin jo për arsyet e duhura, jo për arsyet që ne do të donim. Tomas Edison thoshte shumë vite më parë që do të investoja te dielli dhe energjia diellore dhe shpresoja të mos presim sa të na mbarojë nafta dhe dielli”, shtoi kryeministri.

Sakaq Rama ka folur dhe për çmimin e këtij investimi, duke theksuar se nuk është shumë, ndërkaq ka vlerësuar edhe emrin e kompanisë.

“Francezët janë njerëz bujarë por nuk njihen si njerëz që si bëjnë mirë llogaritë. Lllogaria është bërë mirë, dhe ky çmim që as francezët sdo e kishin thyer dot, përbën një arsye të fortë që ne të besojmë se jo vetëm do kemi sukses por edhe se Voltalia do ketë sukses, në këtë vend që dielli duket sikur ka beben e syrit.

Në fund dua të them se më vjen mirë edhe për një arsye tjetër se me Voltalian që nënshkruan sot marrëveshjen do të kemi një dëshmitar francez që do të mund të thotë se si u gjend si u ndje si e kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, me qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është një paragjykim i lidhur me vet Shqipërinë. Edhe për Voltalian do të ndodhë siç ka ndodhur me Tapin dhe një sërë gjykimesh të tjera.Janë stigma të ndërtuara në kokë. Nuk është proces i lehtë dhe i shpejtë.

Ju s’keni ardhur këtu për bamirësi këtë e kam të qartë. Emri juaj është një vlerë shumë e madhe sesa vlera e vogël e mbi 100 milion euro që do investoni. Nuk dua ta teproj por jam i bindur se nuk është e tepërt”, tha Rama

Në konferencë ka folur dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën Belinda Balluku, e cila po ashtu e ka quajtur një lajm të mirë firmosjen e marrëveshjes pë projektin.

“S’do punonim në këtë ditë të begatë, por sot lajmi është aq i mirë… Marrëveshja mes qeverisë dhe kompnaisë gjigande të energjitikës italiane, asaj Voltalia. Kemi punuar deri mbrëmë vonë që kjo kontratë të jetë model. Ky ishte një process me të gjitha detajet e dokumentacionit brenda. Sot ne do të firmosim për ti hapur rugë ndërtimit të një parku të ri. Me këtë proces ne kemi krijuar një shembull me investitorët e tjerë”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN POLITIKË NË DITËN E SHENJTË TË BAJRAMIT/ Petrit Vasili: PPE, çjerr maskën ndryshimeve Këlliro-Kushtetutese të Ramës e zorrave qorre
Previous article PËR TË TRETËN DITË RADHAZI/ SHBA-ja regjistron 1.379 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, mbi 72 mijë të infektuar

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT