• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DELVINË/ Së shpejti skulptura në bronz e aktores Hajrie Rondo
Home
Kulturë

DELVINË/ Së shpejti skulptura në bronz e aktores Hajrie Rondo

31 July, 2020 s.autor Kulturë

Qytetit të Delvinës do t’i shtohet një tjetër skulpturë në bronx që do të vendoset në sheshin qendror të tij, ajo e aktores Hajrie Londo.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, e cila thekson se “Delvina, ky vend i magjishëm ku kanë jetuar e jetojnë njerëz që kanë lënë gjurmë në histori, figura që kanë spikatur e spikatin në çdo fushë të jetës, figura që janë memorizuar fort e janë përjetësuar në memorien kolektive për të na dhënë ne, delvinjoteve, doza të fuqishme krenarie. E ndërsa në sheshin qendror të qytetit qëndron hijerëndë e madhështor, Sulejman Delvina, një tjetër figurë pret të hijeshojë e të lartesojë sheshin pranë kinoteatrit të qytetit. Delvinës do t’i rikthehet serish bija e saj Hajrie Rondo, këtë herë jetësuar në Bronx”.

“Ndihem vërtet e ngazëllyer, por edhe me fat që do të jap edhe unë mbështetjen time, krahas mbështetjes që kanë ofruar deputetet e zonës Alket Hyseni e Z.Andrea Marto. Mirëprita projektin e realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku, pasi askush më mirë se një artist delvinjot nuk mund të realizojë një vepër për një artiste delvinjote”, – theksoi Qilimi.

Kryebashkiakja Qilimi u shpreh se “shumë shpejt Hajria jonë, do të jetë mes nesh, në vendin që e lindi dhe e rriti”.

Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër”. Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në 9 shtator 2017. Rondo është ndarë nga jeta vetëm pak minuta më parë, në Himarë.

/a.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Gati 45 milionë euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit
Previous article STUDIMI AMERIKAN/ "Fëmijët mund të jenë transmetuesit kryesorë të COVID-19"

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT