Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Rama pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, të cilat u miratuan me 106 vota pro. Ndryshimë që konsistojnë në hapje të pjesshme të listave dhe ndryshim në mënyrën se si do të formohen koalicionet.
Përmes një reagimi në facebook, Vasili bën fajtor Ramën për konfliktin në të cilin është futur vendi, dhe premton zero tolerancë për të.
Sipas Vasilit, Edi Rama është armiku i popullit dhe Kushtetutës, dhe se llogarinë me çdo qytetar e ka të hapur.
Postimi i Petrit Vasilit
Edi Rama sot u shpalli lufte shqiptareve.
Populli sot eshte perballe armikut te vetem te tij Edi Rames.
Opozita e bashkuar eshte perballe tij me e vendosur se kurre.
Edi Rama eshte shkaktari dhe pergjegjesi i vetem i konfliktit me te rende ku ka hyre vendi.
Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutes dhe i paqes me shqiptareve ndaj do te trajtohet vetem si i tille dhe me zero tolerance.
Edi Rama nga sot e ka te hapur llogarine me cdo shqiptar dhe fundi i Byrose Politike do ti duket lule, kete s’duhet ta harroje kurre.
Gjeli i kotecit te rilindjes nuk tremb me as pulat, qe ka perqark e jo me shqiptaret qe kane pare plot coftira si ky.


