• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E LISTAVE/ Keqardhje që s’pati konsensus, e kuptojmë zhgënjimin e opozitës!
Home
Politikë

HAPJA E LISTAVE/ Keqardhje që s’pati konsensus, e kuptojmë zhgënjimin e opozitës!

30 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpreh keqardhjen që ndryshimet kushtetuese sot në Kuvend për hapjen e listave nuk u miratuan edhe me konsensusin e opozitës jashtë parlamentit. Yuri Kim thotë se e kupton zhgënjimin e opozitës, por u kërkon që të vijojnë pjesëmarrjen në Këshillin Politik. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se shqiptarët vendosin vetë dhe se ‘nuk i erdhi mirë’ nga deklaratat e ambasadores amerikane dje kur tha se ‘do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre’ për dialog në Këshillin Politik, por Kim nuk është tërhequr duke e përsëritur.

“Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar” shkruan ambasada e SHBA-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAPO U HAPËN LISTAT/ Deputeti opozitar zbulon emrin e partisë së re: Lëvizja Demokratike Shqiptare, forca e ndryshimit
Previous article I PREKUR ME COVID-19/ Hysko: Jam mirë, mbani maskat e ruani distancën! Virusi ka pasoja të rrezikshme

F.autor

Postime të ngjashme

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së Politikë

"FESTË E VEÇANTË EDHE PËR SHQIPTARËT"/ Rama urim për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT