• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Britania e Madhe zgjat ditët e karantinimit të personave të prekur nga Covid
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Britania e Madhe zgjat ditët e karantinimit të personave të prekur nga Covid

30 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Koha në të cilën njerëzit me simptoma koronavirusi duhet të qëndrojnë në vetëizolim do të rritet në Angli nga shtatë, në 10 ditë. Kjo vjen ndërsa qeveria po përpiqet të evitojë një rikthim të virusit në britaninë e madhe.

Aktualisht, njerëzit që shfaqin simptomat kryesore, kollë të vazhdueshme, temperaturë dhe humbje të shijes apo nuhatjes, duhet të vetë izolohen të paktën për një javë.

Masa vjen pasi kryeministri britanik Johnson paralajmëroi për shenjat e një vale të dytë të pandemisë në pjesë të Europës.

Ndërkohë qeveria pritet të rishikojë edhe kufizimet në leicester, një muaj pasi qyteti u vendos në izolim pas një rritje të rasteve atje.

Kërkesa e Britanisë së Madhe që personat që rezultojnë pozitivë të izolohen për shtatë ditë, ka qenë në fakt gjithnjë më e ulët krahasuar me vende të tjera që kërkojnë 10 apo edhe më shumë ditë izolim për ta.

Por duke qenë se koronavirusi është i ri, nuk ka siguri se sa gjatë një person i prekur mund të jetë infektues.

Kërkimet tregojnë se një person mund të infektojë të tjerë që dy ditë para se simptomat të zhvillohen dhe të vazhdojë të jetë i tillë gjatë periudhës që kanë simptoma. Zakonisht kjo nuk zgjat më shumë se shtatë ditë. Ata që zhvillojnë simptoma edhe më gjatë, këshillohen të vazhdojnë vetëizolimin. Por, vendimi për të bërë të detyrueshëm izolimin për 10 ditë, për të gjithë të prekurit, është marrë për disa arsye.

Ka të dhëna se njerëzit vazhdojnë të përhapin virusin edhe pasi simptomat përfundojnë.

Një tjetër faktor është edhe identifikimi, gjithnjë e më shumë i personave të prekur që nuk shfaqin simptoma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËRIMI I DREJTUESES SË FBI-SË SHQIPTARE/ Gjonaj: BKH gur-themeli në ndërtesën e drejtësisë penale, për herë të parë një grua në krye të luftës kundër krimit
Previous article COVID-19/ OBSH: Një numër më i madh i të rinjve europianë po infektohen...

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT