Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar se si është gjendja e deputetit Enver Roshi, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se gjendja e Roshit është e vështirë.
Teksa fliste, nga vendi i tij ndërhyri deputeti Ardiatik Alimadhi, të cilit i tha se duhet të kishte dëgjonte, pasi ai kishte kaluar të njëjtën gjë me COVID-19.
Balla: njëri prej kolegëve tanë të nderuar, Enver Roshi, sot është në një gjendje të vështirë shëndetësore në përballje me COVID. Më falni… unë nuk kam parë njeri si ty.
Hysi: Zoti Alimadhi mos shpenzoni kohën!
Balla: Njeri si ti nuk kam parë. Po flas për një koleg që po kalon në të njëjtën situatë që ke kaluar ti. Mos i ktheni përgjigje zoti Murrizi. Zotëria s’ka faj. Por s’mund të shkelë të drejtën time për të folur! Harroje se një ballist mund të më pengojë që të shpreh idetë e mia.


