Një tjetër vrasje është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.
Sipas policisë, dy vëllezërit me inicialet F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë). Mësohet se shtetasi me inicialet F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Gazetarja Klodijana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se të dy vëllezërit kishin shkuar të plagosur në spital, e për pasojë 65-vjeçari ndërroi jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vij


