• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Skënder Brataj: Në vjeshtë duhet të përgatitemi për “dy armiq”
Home
Sociale

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Skënder Brataj: Në vjeshtë duhet të përgatitemi për “dy armiq”

29 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë konfirmuar 108 raste të reja me Covid-19, ndërsa 2 qytetarë kanë humbur jetën. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në Euronews Albania se strukturat shëndetësore po përgatiten për një valë tjetër, pasi në stinën e vjeshtës rikthehet edhe gripi stinor.

Sipas tij, strukturat duhet të fillojnë përgatitjet dhe punën për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Po përgatitemi për një valë tjetër, do të thotë se është prania e virusit të gripit, sepse këtë valë e kemi. Jo vetëm nuk ka ikur, por po shkon në rritje. Dihet që në vjeshtë vijon gjithmonë periudha e gripit, por duke gjetur dhe coronavirusin, normalisht kemi dy armiq që duhet të mbrohemi nga të dy.”, theksoi ai.

Ai ftoi qytetarët të respektojnë masat e rekomanduara kundër pandemisë.

“Duhet të ngulim këmbë me zbatim të masave. Të zbatojmë këto që janë marrë në këto momente, por nuk po zbatohen rregullisht. Jemi në një momentin që shifrat janë rritur. Jemi në momentin që nuk duam që sistemi shëndetësor të shkojë në kolaps”, shtoi ai.

Doktor Brataj theksoi se, këtë vit duhet që përgatitjet për gripin stinor të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë shtoi se personeli dhe qytetarët që konsiderohen si më të rrezikuar duhet me patjetër të kryejnë vaksinimin.

“Duke parë që ky virus është shumë dinamik, duhet të shkojmë drejt të panjohurës me masa efikase. Me gripin duhet filluar më përpara se sa vitet e tjera. Kjo i përket grupit që merret me gripin. Vaksina e gripit ka qenë falas. Në këto kushte duhet të ishte efikase. Kush është personeli në risk?  Janë bluzat e bardha, forcat e rendit, moshat e thyera, persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Duhet ta bëjnë të parët këtë.  Këto janë fashat e para që duhet dhe do të plotësohen”,  shtoi ai.

Kreu i Urgjencës Kombëtare theksoi se, ky trend i rritjes së rasteve me COVID-19 do të vijojë të paktën edhe për 3 javë të tjera. Ai shtoi se agresiviteti i virusit mund të ulet vetëm kur qytetarët do të rrisin vigjilencën dhe të respektojnë me rigorozitet masat anti-covid.

“Numri i të infektuarve do të ulet nëse i respektojnë rregullat. Sikur njerëzit ta vënë në provë njëherë vetëm për këto 2-3 javë dhe t’i respektojnë rregullat, do të ketë një rënie drastike të pozitivitetit të infeksionit. Ajo që është bërë me hapjen e masave qershor-korrik, shpërndarja e virusit do t’i japë pasojat akoma. Do të jetë akoma  për 2-3 javë në rritje. Duhet të mbrohen fashat në risk, por mos të harrojmë që shoqëria nuk është e ndarë në struktura që jetojnë veç. Zbatimi dhe përdormi i maskave në ambientet e mbyllura. Janë elementare, por janë aq domethënës. E kemi vetë në dorë”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËR AMBASADORES SË SHBA/ Ish-ministri i LSI: Nuk kam pritshmëri nga Yuri Kim, pres që Rama ta çojë deri në fund këtë marrëzi
Previous article NDËRMERR NJË HAP TJETËR/ WhatsApp paralajmëron surpriza të reja për përdoruesit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT