• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 188 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 188 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima

29 July, 2020 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 188 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10 503.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 5 viktima, për një total prej 476 vdekje prej Covid-19. Dje Maqedonia e Veriut regjistroi 103 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Javën e parë të muajit gusht, përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoni do të arrijë ekip mjekësorë nga Mbretëria Suedeze i përbërë nga dhjetë infermiere dhe një mjek dhe së shpejti pritet të mbërrijë edhe një ekip mjekësorë nga Sllovenia.

Ndërsa nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është bërë e ditur se Berlini zyrtarë ka njoftuar se do ndihmojë vendet e rajonit me personel mjekësorë, ilaçe, mjete mbrojtëse dhe respiratorë.

Raporti javorë për Covid-19: Më shumë të infektuarit të rinj mes moshës 50-59 vjeçare

Instituti i Shëndetit Publik sot ka publikuar edhe raportin javor për periudhën 20 deri 26 korrik 2020, ku evidentohet ulje e numrit të personave të infektuar dhe të vdekur, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e mëparshme.

Në periudhën e dhënë janë regjistruar 956 raste pozitive me Covid-19, që është 82 raste më pak se javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, 10% e atyre që u testuan ishin pozitive për Covid-19.

Raste të reja të të infektuarve janë regjistruar në 29 qytete, me përqindjen më të lartë të pacientëve të rinj në Shkup dhe Shtip. Në 17 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të konfirmuara rishtas është nën 20.

Lidhur me strukturën e moshës së të infektuarve në këtë periudhë, përqindja më e lartë janë personat midis 50-59 vjeç 22,3 për qind, dhe një numër më i madh i pacientëve është regjistruar në mesin e personave midis 40-49 dhe mbi 60 vjeç – 19,6 për qind në të dy grupet .

Numri më i ulët i fëmijëve të infektuar është deri 9 vjeç – 2,6 për qind, dhe 10-19 vjet – 4,7 për qind e numrit të përgjithshëm të infektuar.

Në periudhën 20 deri në 26 korrik, janë regjistruar 32 vdekje, që është 12 vdekje më pak se periudha e mëparshme. Shumica e rasteve janë persona mbi 60 vjeç, 84,4 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËMTUAN NGA TËRMETI/ Këto janë pallatet që do të prishen gjatë muajit gusht në Durrës
Previous article KORONAVIRUSI/ Në Itali regjistrohen 6 viktima dhe 289 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT